INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Nuk u kualifikua në finale, reagon sërish Ronela Hajati: Ndjej dhimbje në gjoks, dje dola për…

Nuk u kualifikua në finale, reagon sërish Ronela Hajati: Ndjej dhimbje në gjoks, dje dola për…

Publikuar më: 17:29 11-05-2022

Këngëtarja Ronela Hajati ka reaguar sërish për eliminimin nga festivali i Eurovisionit që po mbahet në Torino. Me anë të një postimi, Hajati tha se nuk kishte parë asnjë nga nata e mbrëmshme, duke shtuar se vetëm kishte pirë nga gjendja e krijuar. Megjithatë kishte vënë re se performanca e saj kishte arritur 1 milionë klikime në rrjet, duke shrehur edhe njëherë mërzinë se përse nuk e kishte “kapur” finalen.


“Ende nuk e kam parë, sepse nuk mundem. Dje dola për të pirë, për të harruar dhe kjo ndodhi! Plus performanca e “Sekret” është 1 milion! Ende e ndjej këtë dhimbje të madhe në gjoks, sepse e merituam këtë finale, por Zoti i di gjërat më mirë! Ju dua!,”-shkruan Ronela Hajati.

Ronela Hajati me këngën e saj ‘Sekret” çeli mbrëmjen e kaluar festivalin më të madh muzikor Europian, Eurovision, por nuk është kualifikuar në finale. Në fund të përformancës, ajo pati një falenderim në shqip dhe italisht, teksa bëri edhe shqiponjën, simbolin e shqiptarëve drejtpërdrejt nga Pala Olimpico Arena në Torino, Itali.

 

Article Logic
Execution time: 0.0035459995269775