Për pak harruam se përveç Dua Lipas dhe Rita Orës edhe një shqiptare do të shfqej në eventin muzikor më të rëndësishëm në Britani. Bëhet fjale për Oriola Marashin, edhe pse jo e pranishme në skenë ajo u pa nga të gjithë në ekranin e eventit. Bukuroshja shqiptare ishte njëra nga modelet që bëri namin në videoklipin e Jonas Blue dhe William Singe me këngën “Mama”, shkruan intv.al. Të gjithë me siguri u habitëm por na u bë shumë qejfi kur klipi u shfaq në ekranin e madh të BRITs 2018, jo vetëm pasi bën pjesë në të Oriola Marashi por edhe se vendxhirimi është Shqipëria. Intv.al arriti të siguronte një foto teksa kënga ishte në kanditaturë. Ehh, ku ka me bukur!/intv.al/