INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Nuk vendosni dot për foton e profilit? Ja triku për të zgjedhur foton e përsosur

Nuk vendosni dot për foton e profilit? Ja triku për të zgjedhur foton e përsosur

Publikuar më: 20:36 16-04-2017

Disa njerëz i ndërrojnë fotot e profilit çdo javë, të tjerë më rrallë, por duhet ta pranojmë që të bësh zgjedhjen e përsosur për foton e cila do të përfaqësojë në rrjetet sociale është e vështirë.
Fatmirësisht, një studim i ri ka zbuluar një “hile” që do të na ndihmojë të zgjedhim foton perfekte për llogaritë tona në rrjetet sociale, dhe me siguri nuk e prisnit këtë. Studimi shprehet se duhet të lejojmë njërëzit e tjerë të zgjedhin fotografinë e profilit për ne, në vend që të zgjedhim vetë.
Mesa duket, fotot e zgjedhura nga vetë ne janë më pak tërheqëse se sa ato të zgjedhura nga të tjerët sipas këtij studimi.
David Ëhite, studiuesi kryesoir nga Universiteti i Uellsit ka thënë:
“Njerëzit nuk bëjnë zgjedhjet e duhura për fotografitë e profilit dhe kjo ndikon në përceptimin e njerëzve të tjerë për ju.”
Gjatë studimit të quajtur “Choosing face”, studiuesit pyetën 102 studentë për të zgjedhur dy nga 12 fotografitë e tyre për t’i vendosur në foto profile dhe pasi bënë të njejtën gjë edhe me disa persona të huaj ( që zgjodhen fotografitë për këta 102 studentë), arritën në përfundimit se zgjedhjet e të huajve ishin më të dëshirueshme sesa të vetë personave që kanë rrjetin social.
Pra, në thelb, në qoftë se ju keni besim në pamjen tuaj, ju mund të mos jeni në gjendje për të bërë dallimin në mes të një fotoje të mirë dhe një të keqe. Është koha të gjeni një shok për të zgjedhur fotografitë tuaja të profilit.

Article Logic
Execution time: 0.0039808750152588