Mesa duket basketbollisti i njohur Tristan Thompson e paska ves dhe nuk mundet dot ta kontrollojë. Pasi iu zbulua tradhëtia me shoqen e ngushtë të Kylie Jenner, Jordyn Ëoods, ai tani është fotografuar nën praninë e një femre tjetër.
Mediat e huaja shkruajnë se ai po vazhdon jetën e tij dhe nuk shqetësohet aspak se çfarë ka bërë. Mbrëmjen e së djshme ai është parë me një brune misterioze teksa hynin në një restorant. Tristan vendosi kapuçin që të mos dallohej shumë ndërkohë që vajza kishte veshur një palë streçe leopardi kombinuar me taka.
“Ai erdhi bashkë me kolegun vetëm 5 minuta pasi një modele brune u shfaq jashtë restorantit.Ajo priti me durim jashtë, para se Tristan të arrinte dhe të futej brenda bashkë me të ku pinë verë dhe hëngrën makarona për 4 orë. Modelja doli e para dhe u largua e vetme. Tristan u largua 3 minuta më vonë”, është shprehur burimi.