INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Nuland reagon sërisht: Mos hiqni dorë nga propozimi hibrid, do ketë penalitete

Nuland reagon sërisht: Mos hiqni dorë nga propozimi hibrid, do ketë penalitete

Publikuar më: 09:43 20-07-2016

Një tjetër porsi për politikën shqiptare është lëshuar sërisht nga Ndihmës Sekretarja Amerikane e Shtetit, Viktoria Nuland. Ajo ka mbajtur të njëjtin qëndrim duke thënë se nuk duhet të hiqet dorë nga propozimi hibrid.
Diplomatja amerikan i kërkon palëve politike në Shqipëri të gjejnë sa më shpejt zgjidhjen dhe të votojnë në 21 korrik propozimin e mbështetur prej saj për reformën në drejtësi. Edhe ajo si ambasadori Lu iu kujton deputetëtve se nëse nuk e votojnë do mbajnë përgjegjësi individuale.
“Shtetet e Bashkuara dhe unë personalisht kemi qenë për një kohë të gjatë mbështetës të demokracisë shqiptare. Shqipërisë i duhet kjo reformë. U bëj thirrje patriotëve shqiptarë të mbështesin propozimin hibrid që unë përkraha gjatë vizitës sime. Shtetet e Bashkuara vazhdojnë të shpresojnë se udhëheqësit politikë do t’i zgjidhin dallimet që kanë dhe të bashkohen përreth propozimit hibrid. Nëse nuk munden, përgjegjësia do të jetë e deputetëve individualisht që të votojnë në favor të reformave që po kërkojnë 91 përqind e shqiptarëve“, tha Viktoria Nuland.

Article Logic
Execution time: 0.0034079551696777