INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Numbeo.com/Indeksi i krimit në Shqipëri është përkeqësuar[VIDEO]

Publikuar më: 09:11 17-01-2019

Viti 2019 s’ka nisur aspak mirë për shqiptarët, pasi krimi në familje ka shënuar viktima pothuajse çdo ditë.

Numbeo.com, portali më i madh që mbledh të dhëna mbi kostot dhe cilësinë e jetesës në vende të ndryshme të botës, sqaron se Shqipëria ka përkeqësuar renditjen për sa i përket Indeksit të Krimit në 2019-n.
Këtë muaj të parë të vitit, Shqipëria shënon 40.3 pikë nga 39.8 pikë të një vit më parë, duke kaluar nga një vend me nivel krimi të ulët në një vend me krim të moderuar. Për 2019-n, Shqipëria është e 12-ta në Europë për sa i përket krimit.
Në Europë, qytetet me nivelin më të lartë të kriminalitetit janë Katania, Napoli dhe Torino në Itali.
Vendet me kriminalitetin më të lartë në botë janë vendet e Amerikës së Jugut, të cilat kanë shënuar mbi 80 pikë, si Brazili, Kolumbia, Venezuela, Honduras. Nivel të lartë të krimit kanë edhe disa vende të Afrikës së Jugut dhe Azisë.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Rusia, Kina, Italia, Franca dhe Mbretëria e Bashkuar kanë shënuar nga 40-60 pikë, duke u renditur në nivelin e moderuar.
Nivelin më të ulët të kriminalitetit e ka Japonia, e cila ka shënuar 13 pikë, më e ulëta nga vendet e marra në shqyrtim. Vendet me kriminalitetin më të ulët janë dhe vendet arabe, si Arabia Saudite, Omani.
Po gjithësesi shtetet e Europës së Veriut dhe Qendrore, si dhe vendet Baltike klasifikohen me nivel të ulët të kriminalitetit. Ndër vendet e Ballkanit, vetëm Kroacia është e konsideruar si vend me nivel të ulët krimi.

Article Logic
Execution time: 0.0039100646972656