INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Numër rekord i sulmeve terroriste në vendet e BE-së gjatë vitit 2015 [FOTO]

Numër rekord i sulmeve terroriste në vendet e BE-së gjatë vitit 2015 [FOTO]

Publikuar më: 13:13 20-07-2016

Një numër rekord i sulmeve terroriste janë zvilluar në vendet e Bashkimit Evropian gjatë vitit të kaluar, sipas një raporti të publikuar sot nga Europol.

Agjencia e zbatimit të ligjit të BE-së, njofton se kishte 211 sulme vetëm gjatë vitit 2015, rekordi më i lartë që nga viti 2006.

Përqindja më e madhe e arrestimeve në BE ishin të lidhura me xhihadistët.

Sulmet terroriste kanë ndodhur në gjashtë shtete anëtare të BE-së si: Danimarka, Franca, Greqia, Italia, Spanja dhe Mbretëria e Bashkuar.

Pas Britanisë së Madhe, numri më i madh i sulmeve është në Francë, 72, dhe 25 në Spanjë.

687 persona janë arrestuar për terrorizëm “xhihadist”, prejt të cilëve 94% janë gjetur fajtor.

Ka pasur më shumë se 1.000 arrestime për vepra të lidhura me terrorizmin, nga të cilat 424 në Francë.

Europol bën me dije se 151 njerëz kanë vdekur dhe më shumë se 360 u plagosën në incidentet terroriste të vitit të kaluar.

Article Logic
Execution time: 0.0034859180450439