INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Numër rekord vdekjesh në Amerikë. 11 fëmijë humbën jetën në një javë, nga i nxehti në makinë

Numër rekord vdekjesh në Amerikë. 11 fëmijë humbën jetën në një javë, nga i nxehti në makinë

Publikuar më: 16:22 02-08-2017

Vdekjet e fëmijëve nga qëndrimi te mbyllur brenda në makinat e nxehta arritën numra rekord në korrik.  Gjatë këtij muaji, numri i fëmijëve të cilët kanë vdekur nga goditja e nxehtësisë, në të gjithë Shtetet e Bashkuara ishte në një nivel të lartë. 11 raste janë raportuar vetëm gjatë javës së kaluar. Ndërkohë që vetëm gjatë 7 muajve të këtij viti, 29 fëmijë kanë vdekur nga goditja e nxehtësisë pasi kanë mbetur te mbyllur në një automjet. Sipas meteorologeve te Departamentit të Meteorologjisë dhe Shkencave Klimatike në Universitetin Shtetëror të San Jose kjo është shifra më e lartë e regjistruar krahasuar me vitet e kaluara. Por si i vret nxehtësia fëmijët?  Sistemi nervor qendror nuk është plotësisht i zhvilluar tek fëmijët, dhe kjo i bën trupat e tyre më pak të aftë për të përballuar ndryshimet e temperaturës. Temperatura e trupit bazë të fëmijës mund të rritet pesë herë më shpejt se ajo e një të rrituri. Kur rritet temperatura e trupit, mund të ndodhë goditja e nxehtësisë. Gjithashtu mund të ndodhe ajo që njihet si hipertermia dhe sëmundja e nxehtësisë, e cila mund të shkaktojë ndryshime në vetëdije dhe të çojë në dëmtime të përhershme të trurit, zemrës dhe veshkave. Në rastin më të keq, goditja e nxehtësisë vendos një person  qoftë ai fëmijë apo i rritur në rrezik vdekjeje.

Article Logic
Execution time: 0.0031528472900391