Ndërsa procesi i numërimit po vijon në mbarë vendin, kur janë lexuar rreth 80% e votave të shqiptarëve rezultatet e subjekteve lëvizin me shumë pak mandate. Në këto momente Partia Socialiste vijon të mbajë rezultatin e saj me 73 mandate. ndërkohë PD ka humbur një mandat në kryeqytet, duke zbritur në 43 mandate deputetësh. Ndërkohë mandati i humbur nga PD është marrë nga LSI e cila shkon në 196 mandate. PDIU mban të palëkundur 4 mandatet e po ashtu dhe Tom Doshi në Shkodër.