Edhe pse rezultati për votimet në Kavajë, për kreun e ri të bashkisë u bë i njohur gjerësisht, vjen ri konfirmimi i dytë pas kutisë së kontestuar. Numërimi i votave është bërë nga komisionerët e KZAZ numër 42, ndërsa nuk ka ndryshim të rezultatit pasi Isa Sakja i PD-së kryeson edhe pas numërimit të këtyre votave. Nga votat e hedhura gabim në kuti, Isa Sakja i PD-së ka marrë 29 vota, Dorjan Murati i PS mori 32 vota, ndërsa kandidati i LSI Maksim Kona mori 3 vota.
Pas numërimit edhe të këtyre votave Kavaja do të drejtohet nga demokratët në 2 vitet në vijim. Pas 6 vitesh PD fitoi zgjedhjet me kandidatin Isa Sakja që fitoi me 28 vota më shumë se Dorjan Murati i PS.
Dorjan Murati i PS mori 11.127 vota ndërsa kandidati i PD Isa Sakja ka marrë 11.155 vota. Kandidati i LSI-së Maksim Kona mori 1969 vota, ndërsa të pavlefshme kanë dalë 698 vota.