Selena Gomez ka miliona ndjekës në Instagram, por nuk e mban aplikacionin në telefonin e saj. Në një intervistë për Live With Kelly and Ryan, këngëtarja dhe aktorja zbuloi se e mban Instagram në telefonin e dikujt tjetër dhe bën log in në mënyrë periodike.
"E kam përdorur shumë, por mendoj se nuk është i shëndetshëm. Personalisht mendoj se për të rinjtë, përfshirë edhe vetën time, kalimi i kohës duke lexuar gjithë ato komente, do ndikojë në gjendjen psikologjike,"-tha Gomez.
Ndërsa shtoi: "Do më bënte me depresion. Do më bënte të mos ndihesha mirë për veten time dhe ta shoh trupin tim ndryshe. Kështu që nuk e kam aplikacionin në telefon. E kam në celularin e dikujt tjetër. Dhe kur ndihem që dua të ndaj diçka me fansat atëherë bëj log in dhe postoj."