Zv.Sekretarja e Përgjithshme e NATO-s, Rose Gottemoeller po realizon një vizitë zyrtare në Shqipëri ku është takuar me autoritet e larta. Pas takimeve dhe deklaratave të fokusuara në angazhimin e Shqipërisë në Aleancë dhe situatën në rajon, numri dy i Aleancës së Atlantikut të Veriut ka vlerësuar edhe kryeqytetin, Tiranën.
Gottemoeller ka postuar në profilin e saj në Tëitter një foto nga dhoma e hotelit ku shihet pamja e bukur e sheshit “Skënderbej”.
“Shumë e lumtur që jam në Tiranë: foto e mrekullueshme nga Sheshi “Skënderbej”. Shqipëria di si të dekorohet për ditët e festave”, shkruan Rose Gottemoeller bashkangjitur fotos dhe nuk ka harruar të vendosë flamurin shqiptar.