INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Numri i të prekurve nga fruthi ende në rritje, ISHP thirrje për vaksinim

Numri i të prekurve nga fruthi ende në rritje, ISHP thirrje për vaksinim

Publikuar më: 14:17 19-02-2019

Instituti i Shëndetit Publik ka raportuar sot se numri i të prekur nga fruthi është në rritje. Për këtë arsye, ISHP-ja bën thirrje për vaksinim. “Instituti i Shëndetit Publik u bën apel qytetarëve të bëjnë kujdes dhe të vaksionohen pasi vihet re se numri i rasteve të prekur nga fruthi është në rritje. ISHP bën me dije se për shkak se kjo periudhë e vitit sjell rritje të numrit të rasteve të infeksioneve respiratore dhe gripit, bëhet akoma më i rëndësishëm vaksinimi, për të parandaluar përhapjen e fruthit. ISHP informon qytetarët se për vitin 2019 numri i të prekurve me fruth është 91 raste (pozitive)”, njofton ISHP.

“Sipas të dhënave të ISHP grupmosha më e prekur është nën 2 vjeç. Tirana ka numrin më të lartë të rasteve 55 raste (60.4%), Lezha 10 raste(11%), Durrësi 7 raste(8%). Ndërkohë vazhdon vaksinimi sipas kalendarit kombëtar të vaksinimit për personat në moshën 1 dhe 5 vjeç. Po ashtu edhe vaksinime të tjera që i përkasin fëmijëve të prapambetur në vaksinim, të rriturve të pavaksinuar ose me një dozë, komunitetit rom, si edhe të gjithë personave që kanë qenë në kontakt me persona të dyshuar apo të sëmurë me fruth”, raporton Instituti i Shëndetit Publik.

 

 

 

 

 

Article Logic
Execution time: 0.0037879943847656