Turizmi shqiptar vitet e fundit është promovuar shumë dhe ka patur më shumë fluks vizitorësh. Tashmë bëjmë pjesë në listën e 51 destinacioneve ku numri i turistëve në vit, tejkalon numrin e banorëve. Sipas të dhënave më të fundit të Bankës Botërore raporti turistë - banorë për vendin tonë është 1.15 turistë për 1 banor. Ndër të gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor, vetëm Mali i Zi dhe Shqipëria tejkalon numrin e turistëve për banorë. Po në botë veçohet Andora me 33.5 turistë për 1 banor dhe në fund Çekia me numër të balancuar 1 turist 1 banor.