Mbrëmjen e sotme, presidenti Ilir Meta i është përgjigjur batutës së Ramës. Teksa gazetari Nikollë Lesi i sugjeroi Ramës “të marrë ndonjë numër të Gruevskit”, duke i parashikuar fat të ngjashëm, Rama ia ktheu se “T’ia marrë Meta se ai e ka mik”. Por teksa e vunë përballë kësaj batute në emsionin “Open”, Meta tha se:
“Jo vetëm numrin e Gruevskit nuk e kam, por s’ka as numrin e Ramës”.
Ndër të tjera, Presidenti Meta, foli edhe për çështjen e Bularatit, duke e cilësuar atë si aspak rastësore, madje tha se duhet të përgatitemi me provokime të tjera
Ai tha se ka paralajmëruar edhe shërbimet në vend që të “hapin sytë”.
“Është e rëndësishme të bëhet një analizë e plotë të të gjithë administrimit të një situate të tillë, pasi duhet të përgatitemi me provokime të tilla, pasi duket se nuk kemi të bëjmë me një rastësi. Këtë e kam thënë prej kohësh dhe i kam paralajmëruar shërbimet tona të hapin sytë”, tha Meta.