Ndonëse është rritur në qytetet më të mëdha të botës, modelja shqiptare Emina Çunmulaj mbetet çuditërisht një ndër atdhetaret më të mëdha.
Në formën e një meme, Emina ka ndarë së fundmi me fansat në Instagram, foton e nunit të saj Alexandër i cili është shfaqur i veshur me një bluzë të kuqe me shqiponjën dykrenare. "U zgjova me këtë foto" ka shkruar kumbara e Aleksandrit,teksa ka shpjeguar se për nunin e saj një bluzë e tillë nënkupton "bluzë e të fortit". "I duhej një bluzë e tillë sot" ka vazhduar më tej postimi i saj. Çfarë gjesti i bukur, sidomos kur vjen nga një yll pasarelash ndërkombëtare, si Emina Çunmulaj!