Moderatoria e njohur Elita Rudi, duket se po e shijon në maksimum periudhën e pritjes së ëmbël.
Është shkëputur prej kohësh nga impenjime profesionale, e tashmë Elitën po e shohim në vazhdimësi në shëtitje nga një cep në tjetrin.
Nga pamjet që bukuroshja e ekranit ka publikuar, duket se ‘miku’ më të mirë në këtë kohë për të është ushqimi.
Prezantuesja është shfaqur me një pjatë pasta dhe bluzën me mbishkrimin: ‘Jam e uritur’, shoqëruar me një tjetër tek pjesa e stomakut ku thuhet: ‘Edhe unë’.
Ajo që bie në sy është nuri i shtatzënisë, që duket se e ka zbukuruar edhe më shumë Elitën.