Një sfidë tepër e rëndësishme po afron për Nuri Seferin. Më datë 17 shtator kampioni shqiptar do të ndeshte me një emër mjaft të njohur të boksit, turkun Firat Arslan. Seferi duket i bindur në fitore të tij. Ja se cfarë shkruan Seferi për fansat në një postim në rrjetet sociale.
“Përshëndetje të dashur miq !
Një ndeshje mjaft e rendesishme po vjen me 17 shtator 2016 në Göppingen të Gjermanisë. Pergaditjet e mia intenzive kanë filluar dhe tani me padurim pres këtë ndeshja e cila do të jetë vendimtare për karieren time.Kundershtari im është një emer shum i njohur i boksit Boteror , një bokser shum i madh me një karier mjaftë të pasur. Ish kampion bote dhe disa here sfidues i shum emrave të medhej të kategorisë cruiser.Uroj që stervitjet e mia të ecin në menyren e duhur që të perfundoj gjithcka sipas planit dhe sebashku me mbështetjen tuaj që asnjeher ska qenë në dyshim të dalim kokë lartë në fund të ndeshjes. Un besoj tek kualiteti im dhe do të jem un ai që do të ngre lartë Flamurin Kuq e Zi në fundin e ndeshjes për të festuar fitoren e cila ka një peshë mjaftë të madhe për të ardhmen e karieres sime.