Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj është vizituar nga boksieri i njohur shqiptar, Nuri Seferi.
“Tajsoni Shqiptar” ka postuar një foto në Facebook ku ka treguar se është takuar me z. Haradinaj duke besuar në pafajësinë e tij.
“Sot kisha nderin te takoj nga afer Gjeneralin e Uçk-së z.Ramush Haradinaj. Zeri jonë për lirimin e tij do të jetë edhe më i fuqishem deri në pafajsin e plotë të luftes së UÇK- së”, ka shkruar Seferi.
Ramush Haradinaj është liruar me kusht nga gjykata franceze dhe po qëndron në Francë deri në një vendim përfundimtar.