Ajo sapo është bërë pjesë e familjes mbretërore, por duket se detyrat prej princeshe i njeh mjaft mirë.
Një prej tyre padyshim është edhe nderimi i të kaluarës, që familja Zog e ka shumë të pasur në aspektin historik. Dhe Elia këtë pjesë e ka kuptuar shumë shpejt. Princesha e re ka postuar në Instagramin e saj një foto, të cilën ajo e konsideron “absolutisht më të bukurën” të Mbretit Zog dhe Mbretëreshës Geraldinë. Fotoja me poza tipike mbretërore është realizuar në vitin 1938, në kohën kur gjyshi dhe gjyshja e bashkëshortit të saj, Princit Leka, u martuan. Vetë Elia tregon se kjo pikturë është zhdukur, dhe e vetmja dëshmi e saj mbetet një foto, pikërisht fotoja që ajo ka bërë publike.