Edhe pse është përpjekur të mbahet shumë e fshehtë, zbulohet dasma e ministres së Arsimit, Besa Shahini. Ajo dhe partneri saj, Dardan Molliqaj, deputet në Kuvendin e Kosovës do të martohen ditën e diel. Bëhet me dije se festa do të e thjeshtë dhe do të organizohet në një nga restorantet e periferisë së Tiranës. Do të jenë një numër i vogël të ftuarish që do të festojnë dashurinë e çiftit që kanë së bashku një marrëdhënie të gjatë, shkruan GSH.
Deri më tani ky lajm i bukur është përpjekur që të mbahet i fshehtë me fanatizëm nga të dy. Natyrisht që në këtë festë të thjeshtë çifti do të përpiqet të mbajë larg interesimin e publikut, ndonëse ky është një “mision i pamundur”, ditët e sotme.
Ministrja dhe partneri saj kanë zgjedhur Tiranën, duke qenë se edhe shumica e miqve të tyre janë në kryeqytet, megjithatë mësohet se të shumtë do të jenë miqtë VIP-a dhe politikanë që do të udhëtojnë nga Kosova për të marrë pjesë në festën e Besës dhe Dardanit.