INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Nusja helmoi vjehrrën, flet vjehrri: Kur e morëm, nuk ishte e virgjër, por s’do i fal...

Nusja helmoi vjehrrën, flet vjehrri: Kur e morëm, nuk ishte e virgjër, por s’do i fal...

Publikuar më: 09:28 08-07-2017

Jo pak i acaruar për vendimin e gjykatës për të lënë të lirë nusen e djalit e cila helmoi vjehrrën dhe akuzoi vjehrrin për përdhunim,ka ardhur edhe reagimi i këtij të fundit.

Eduart Stafa ka mohuar akuzat e nuses së djalit Elda Tanushit për të cilën tha se pret vendimin përfundimtar të gjykatës. Stafa deklaroi se 19-vjeçarja nuk ka vend më në shtëpinë e tij.

I akuzuar për përdhunim ai shtoi se është i gatshëm ti nënshtrohet analizave ekzaminuese për të nxjerrë të vërtetën e akuzave në adresë të tij.

Stafa insiston se gota me helm ishte adresuar për gruan e tij se ishte pikërisht ajo që ja kërkoi nuses kosin. Ai nuk e fal më nusen e djalit për herë të tretë.

“I kam falur virgjërinë pasi djali nuk e gjeti vajzë, i fala lidhjen me një burrë të martuar në fshatin e saj të lindjes, por nuk kam ndërmend ti fal tentativën për vrasjen e gruas time”, shprehet Eduart Stafa.

Ndërsa lidhur me vendimin e djalit të tij nëse do të divorcohet me gruan e tij apo jo,ai tha se e po e pres të kthehet nga Greqia për të dëgjuar vendimin e tij por nusja në këtë derë nuk shkel më tha Stafa.

2 ditë më parë gjykata e lartë e la të lirë Elda Tanushin në kushtet e arrestit të shtëpisë edhe pse ajo akuzohet për tentativë vrasje.

Përpara gjyqtares ajo ishte konfuze me deklaratat dhe dëshmitë e saj ku tha se qëllimi ishte të helmonte vjehrrin se ky e kushte përdhunuar.

Article Logic
Execution time: 0.004770040512085