INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Nusja në Laç braktis burrin në altar, largohet me “Princin e Kaltër”

Nusja në Laç braktis burrin në altar, largohet me “Princin e Kaltër”

Publikuar më: 20:49 01-09-2016

Nuk është telenovelë, por është një skenë reale e ndodhur në Shqipëri.

Shpesh herë kemi parë nëpër filma ku nusja ndërron mendje në momentin e fundit, duke u larguar nga dasma për t’u bashkuar me “princin e kaltër”, me dashurinë e vërtetë të saj. Dhe e njëjta gjë ka ndodhur në një nga lokalet e dasmave në afërsti të Laçit, dasëm në të cilën nusja ka hequr vellon e nusërisë dhe është larguar nga dasma, ndërkohë që mendohet se dikush tjetër po e priste.

Një aktore e vërtetë nusja, e cila teksa po i vinte fundi dasmës, ka kërkuar të shkojë në tualet, e shoqëruar nga pjesëtare të familjes së dhëndërrit, mirëpo për t’u larguar pa dijeni i ka kërkuar shoqëruese t’i sjellë aparatin e celularit në mënyrë që të largohet.

Siç bën me dijë Tesheshi.com, në këtë momen, nusja ka hequr vellon dhe ka  veshur rroba të tjera, për t’u larguar pa u kuptuar.

Dhe teksa shoqëruesja ka pritur disa momente jashtë tualetit, e shqetësuar nga vonesa e daljes së nuses, ka thirrur të tjerë të afërm, të cilët kanë parë se nusja nuk ishte më aty.

Jo pa faj, të gjithë janë alarmuar, i zoti i shtëpisë i zënë në hall, i ka përcjellë dasmorët pa ditur çfarë t’u thotë. Raportohet se familja nuk ka qenë vendase. Ajo ka qenë e ardhur nga Mati dhe e vendosur në Sanxhak.

Madje tek restoranti ku ka ndodhur ngjarja, as emrin nuk ia mbajnë mend të zotit të shtëpisë, por ajo çfarë ka ndodhur u është fiksuar si një ngjarje e rrallë dhe shokuese.

Article Logic
Execution time: 0.0038530826568604