INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
“Nxehen” deputetët më të

“Nxehen” deputetët më të "urtë" të Parlamentit, Rama pret në këmbë në foltore [FOTO]

Publikuar më: 11:15 11-09-2017

Seanca ku Kryeministri Edi Rama do të paraqesë programin politik të qeverisë për 4 vitet e ardhshme ka nisur me tension mes opozitës dhe shumicës. Madje kjo seancë ka nxehur dhe ata deputet të cilët në fakt njohën si deputetët më të moderuar në kuvend. Edmond Spaho, kreu i grupit kuvendor demokrat e po ashtu dhe Petrit Vasili kanë kërkuar respektimin e rregullores së kuvendit nga kreu i saj Gramoz Ruçi. Debati ka lindur me ndarjen e seancës ku do të shpaloset programi qeverisës në 2 pjesë, në seancën e paradites ku Rama shpalos programin qeverisës dhe në seancën e pasdites ku deputete do të debatojnë mbi programin Rama 2.

spaho.png

Edmond Spaho:

“Po shkelni Rregulloren e Kuvendit. Rregullorja e kuvendit thotë e koha e debatit përcaktohet nga Konferenca e kryetare. Përpara se sa të mbahet seanca ju duhet të mblidhni Konferencën e Kryetarëve. Ju këtë nuk e keni bërë. Ne nuk kemi asnjë interes që ta zvarrisim debatin, dhe interesi i opozitës është që të shprehemi. Por ju duhet të respektoni dy kushte, procesin ta zhvilloni në bazë të rregullores, dhe së dyti deputetëve duhet të ju jepni kohë për tu përgatitur për debatin”.
Por Ruçi nuk ka nguruar që ti ndërpresë fjalën pas përfundimit të kohës për replikë.

ruci.png

Gramor Ruçi:

“Koha për procedurë mbaroj, mbylleni mikrofonin”.
Edhe grupi i Lëvizjes Socialiste për Integrim ka kundërshtuar procedurën e ndjekur nga shumica për seancën e sotme. Është kreu i grupit të LSI Petrit Vasili, i cili ka theksuar se shumica po shkel Rregulloren e Kuvendit.

vasili_ne_aprlament.png

Petrit Vasili:
“Ajo që duhet diskutuar ka të bëjë me një seancë të tërë, kur flet kryeministri dhe kur ne mund të bëjmë pyetje për Kryeministrit. Duhet ta ndërpresim seancën dhe të vendosim një rend, kjo rrugë e nis Parlamentin në mënyrën me të keqe të mundur.
Gramoz Ruçi:
“Programi politik paraqitet në kuvend nga kryeministri, de pasi paraqitet programi politik çdo deputet ka të drejtë të bëjë pyetje. Dhe më pas përcaktohet një kohë për çdo deputete”.
I gjithë ky debat është ndjekur në këmbë nga kryeministri Rama, i cili priste në foltore për të marrë fjalën e tij për të paraqitur programin e qeverisë së tij për 4 vitet e ardhshme.

rama_ne_kembe.png

 

Article Logic
Execution time: 0.0033071041107178