INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Nxehen gjakrat në rajon. Serbia: Mali i Zi mbron pavarësinë e Kosovës më shumë se Shqipëria

Nxehen gjakrat në rajon. Serbia: Mali i Zi mbron pavarësinë e Kosovës më shumë se Shqipëria

Publikuar më: 09:20 08-07-2018

Replika të forta po vijnë në distancë, ku Kosova po ‘nxeh’ gjakrat në rajon. Ka qenë ministri serb i Mbrojtjes Aleksandar Vulin, ai që ka kundërshtuar deklaratën e ministrit të Mbrojtjes të Malit të Zi, Predrag Boshkoviç, se Kosova është shtet. Ai ka thënë se Kosova nuk është shtet, por territor i përkohshëm në administrim të OKB-së dhe në përputhje me Rezolutën 1244. Sipas Vulin, kur Mali i Zi dërgon oficerë në mision në territorin e Serbisë, rregulli i parë është që të pyetet edhe Serbia.

‘’Ministri malazez i Mbrojtjes po e përfaqëson pavarësinë e Kosovës më shumë se Shqipëria. Do ta kishim respektuar më shumë dërgimin e ushtarëve malazezë, sikur vetëm një ushtar ta kishin dërguar për të mbrojtur manastiret, e jo në shtab si mbrojtje të pavarësisë së Kosovës" theksoi ai.

Article Logic
Execution time: 0.0034511089324951