Protestuesit e opozitës janë nxehur dhe kanë hedhur kapsolla dhe tymuese para parlamentit. 'Rama ik, Rama ik', kjo është thirrja e protestuesve të opozitës së bashkuar.
Pak më herët pati tensione në protestë pasi u tentua të çanin kordoni policor, ndërsa një prej protestuesve mbeti i lënduar në pjesën e hundës.
Ndërkaq, para Parlamentit ka mbërritur edhe kryedemokrati Lulzim Basha dhe kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi.
Opozita ka paralajmëruar protesta gjithmonë ku ka seancë plenare për të kërkuar dorëheqjen e Kryeministrit Edi Rama dhe një qeveri tranzitore që do përgatisë zgjedhjet e parakohshme.