Ndërsa opozita ka bllokuar foltoren e Kuvendit, deputetët e PD-së hodhën miell dhe ujë në drejtim të kryeministrit, u prek edhe ministri i Jashtëm Bushati i cili ulet në krah të kreut të qeverisë.
Por mes tensionit dhe kaosit të krijuar në Parlament nuk ka munguar edhe reagimi i ministrit të Jashtëm Bushati i cili po ashtu mësohet se i është kundërpërgjigjur deputetëve të opozitës duke i hedhur edhe ai ujë.
Seanca e sotme është përfshirë nga tensionet ndërsa është ndërprerë disa herë, po ashtu Ruçi përjashtoi nga seanca deputetët e PD-së Noka, Balliu dhe Salianji.
Në fjalën e mbajtur para deputetëve kreu i PD-së Basha kërkoi përjashtimin e Ramës.