INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Nxehet Gjermania, thirrje vendeve të BE: Ndaloni eksportet e armëve drejt Arabisë Saudite

Nxehet Gjermania, thirrje vendeve të BE: Ndaloni eksportet e armëve drejt Arabisë Saudite

Publikuar më: 13:28 22-10-2018

Gjermania kërkon që shtetet e Bashkimit Europian, të ndjekin shembullin e vendit duke ndaluar eksportet e armëve drejt Arabisë Saudite, për sa kohë që ka ende pasiguri mbi vrasjen e gazetarit Jamal Khashoggi. Riadi zyrtar ka dhënë skenarë të ndryshëm për shkakun e vdekjes së Khashoggi më datë 2 Tetor. Këtë fundjavë, Ministri i Jashtëm i Arabisë Saudite, Adel al-Jubeir, e quajti vrasjen një “gabim të madh dhe të rëndë”, por u përpoq që të mbrojë princin trashëgimtar të Mbretërisë. Kancelarja Angela Merkel tha se Gjermania do të ndalojë eksportet e armëve drejt Arabisë Saudite, për sa kohë që vazhdon paqartësia mbi vdekjen e gazetarit. Altmaier, një aleat i ngushtë e kancelares Merkel, tha se shpjegimet e Riadit nuk kanë qenë të mjaftueshme deri më tani.
“Qeveria ka rënë dakord se ne nuk do të eksportojmë më armë aktualisht, për shkak se kërkojmë të dimë se çfarë ka ndodhur. Është e rëndësishme që e gjithë Europa të marrë një qëndrim të përbashkët, për shkak se vetëm në këtë mënyrë, do t’i bëjë përshtypje Arabisë Saudite”, tha Altmaier.
Deri më tani për vitin, Qeveria Gjermane ka miratuar eksporte të armëve me vlerë sipër 400 milionë euro drejt Arabisë saudite, duke e bërë blerësin e dytë më të madh pas Algjerisë. Altmaier tha se shtetet e Bashkimit Europian duhet të ndalojnë gjithashtu eksportet e armëve drejt Mbretërisë, në mënyrë që të rritet presioni në Riad, për vdekjen e gazetarit Khashoggi.

Article Logic
Execution time: 0.0040650367736816