IN LIFE SHOWBIZZ FASHION & BEAUTY LIFESTYLE MOVIES/MUSIC IN LIFE VIDEOS
Nxehet keq situata! Pas ofendimeve të rënda, menaxheri i Ledrit shkon për sherr në banesat e Blunt dhe Real 1! [FOTO]

Nxehet keq situata! Pas ofendimeve të rënda, menaxheri i Ledrit shkon për sherr në banesat e Blunt dhe Real 1! [FOTO]

Publikuar më: 20:51 23-02-2018

Duket se sherri midis Ledri Vulës, Faton Shoshit, Gjikosh dhe dyshes Real1 e Dj Blunt, ka filluar të dalë jashtë kontrrollit. Pasi kanë ofenduar rëndë Ledrin dhe Gjikon, Blunt e Real 1 tashmë janë kapur edhe me menaxherin e Ledrit, Faton Shoshin të cilin e kanë sharë në një seri videosh në Instastory.

Por Fatoni nuk ka ndenjur duarkryq dhe u ka shkuar në banesën e tyre, të paktën kështu na ka treguar ai në Instagram.  Ai ka postuar videon në të cilën shihet tek dera e banesës së Real, e pastaj tek ajo e Blunt, duke kërkuar që të dalin jashtë, por dyert nuk i janë hapur.

Se deri ku do të shkojë kjo përplasje, mbetet të shihet ditëve në vazhdim.

collagetonio.jpg

 

radio TV

 

Të fundit

Kryesore

LIKE Shqip Top 10

poll
Article Logic
Execution time: 0.003148078918457