Një sherr për lojën me domino gati ka përfunduar në tragjedi në Durrës. Sipas policisë një 67-vjeçar ka përfunduar në spital pasi shoku i tij ka tentuar ta djegë me benzinë.
Dy burra në moshë, njëri 65 e tjetri 67 vjeç kanë qenë duke luajtur domino pranë sheshit “Pranvera” në Durrës. Ata janë zënë duke akuzuar njeri-tjetrin për hile në lojë dhe në gjaknxehtësi situata ka degraduar fillimisht në konfrontim verbal dhe më pas në fizik, shkruan Balkanweb.
“Më bëre hile”, ka thënë njeri prej tyre duke mos pranuar humbjen dhe kaq është dashur që situata të agravojë. 65-vjeçari I.R. ka tentuar të djegë me benzinë bashkëlojtarin, i cili ka marrë disa plagë dhe ndodhet në spital. Autori ka përfunduar në pranga.