Kylie ka gjetur një mënyrë për të përdorur të pasmet, edhe në kuzhinë.
Dhe në qoftëse nuk mund t’i vërë në funksion të gatimit, e bën për të tërhequr fansat që kurrë nuk i thonë jo të pasmeve të saj. Bukuroshja 19 vjeçare ka vendosur që të gatuajë e veshur me të brendshme, pra jo si një kuzhinere çfarëdo. Në ndryshim nga shumica e njerëzve që vendosin një përparëse të bardhë dhe kapelen karakteristike për të gatuar për miqtë, pasi Kylie Jenner nuk është shumica e njerëzve. Fillimisht ajo u shfaq me një palë pantallona të bardha, por sa më i nxehtë bëhej ushqimi, aq më shumë i ulte Kylie ato. Dhe në rast se po vrisnit mendjen se çfarë po gatuante, ishin lazanja. Jo se ka ndonjë rëndësi...