Një refugjat sirian i cili ishte viktimë e një video të tmerrshme ngacmimi u shfaq në skenën e një proteste jashtë shkollës së tij sot. 15-vjeçari tha se donte të falënderonte të gjithë, ndërsa jashtë shkollës së Almondbury, rreth 30 protestues shprehën shqetësim për videon virale.
I riu ishte viktimë e një ngacmimi nga një nxënës tjetër. Pamjet tronditëse u bën publike. Nxënësi tjetër shihet teksa e kap për koke e rrëzon përdhe dhe i derdh dhe shishen me ujë në kokë. Jamal buzëqeshi kur u soll në vendin e ngjarjes nga babai i tij, i cili gjithashtu falënderoi publikun për mbështetjen.
Adoleshenti kaloi vetëm disa minuta në vendngjarje para se të largohej me një makinë të gjelbër. Kjo është hera e parë që Jamal shfaqet në publik pasi avokati i familjes së tij dhe babai thanë se nuk kishin asnjë problem për faktin që fotografia e tij do të publikohej. Një apel online që u bë për të ndihmuar familjen arriti të mbledhë 130,000 paund në 24 orë. Mohammed Akunjee, avokati i të riut, tha se po shqyrton marrjen e një veprimi ligjor kundër Tommy Robinson, djalit që ngacmoi Jamalin, në emër të familjes.