INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Nxënësit shpëtojnë nga lëndët me detyrim! Do t'i zgjedhin vetë…

Nxënësit shpëtojnë nga lëndët me detyrim! Do t'i zgjedhin vetë…

Publikuar më: 16:25 12-11-2018

Edukimi nëpër shkolla po ndryshon shpesh. Disa shtete ndjekin metodat klasike të gjitha lëndët janë të përcaktuara dhe quhen me detyrim, ndërsa tek disa të tjera ka lëndë me zgjedhje. Sistemi finlandez, konsiderohet si një nga më të mirët në botë dhe nga më avangardët dhe autoritetet kanë vendosur të bëjnë ndryshime të tjera në sistemin e tyre shkollor. Ata kërkojnë që të hiqen të gjitha lëndët me detyrim. Pra nuk do të ketë më fizikë, kimi, matematikë, gjeografi e lëndë të tjera të caktuar nga hartuesit e kurikulave. 

Kreu i deptartamentit të edukimit në Helsinki, Marjo Kyllonen, ka shpjeguar ndryshimet:
“Shkollat po i edukojnë fëmijët sipas mënyrave të vjetra. Një sistem i tillë kishte benefite vetëm në fillim të 1900-ës por sot janë interesa e nevoja të tjera. Duhet të bëjmë përshtatjet për shekullin XXI. Në vend të lëndëve të detyrueshme, nxënësit, pas moshës 16 vjeçare do të studiojnë fenomene dhe disiplina të ndryshme sipas interesave të tyre. Kjo ka qenë edhe ideja fillestare. Nxënësit duhet të vendosin vetë se për çfarë janë të interesuar. Askush nuk do të ketë nevojë të harxhojë gjithë energjitë për diçka që nuk do t’i hyjë askujt në punë, si formulat e pafundme të fizikës apo matematikës…”

Article Logic
Execution time: 0.0037400722503662