INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Nxënësit stërviten në palestër por ajo çfarë ndodh më pas do t’ju habisë pa masë[VIDEO]

Nxënësit stërviten në palestër por ajo çfarë ndodh më pas do t’ju habisë pa masë[VIDEO]

Publikuar më: 13:02 22-12-2017

Të stërviturit në shkollë është një nga pjesët më pozitive për të rinjtë pasi përveç faktit të zbavitjes i ndihmon ata për të mbajtur trupin në formë.

Një ngjarje krejt e çuditshme ka ndodhur në Moskë në kryeqytetin e Rusisë ku gjatë stërvitjes në orën e fiskulturës diçka krejt e papritur ka ndodhur për një nxënës.

Mësuesja e fiskulturës është filmuar nga kamerat e sigurisë në prani të nxënësit të saj i cili ka tentuar të bëj një salto në tapet duke thyer qafën.

Nga pamjet është identifikuar se studenti i quajtur Alexander ka tentuar të bëj një salto në tapetin e stërvitjes po pasojat kanë qenë vërtet fatale.

Derisa shokët e klasës po e shikonin, Alexander nuk arriti ta bëjë salton dhe përfundoi duke e përplasur kokën në dyshek, veprim ky që i kushtoi një lëndim të rëndë trupor.

Mjekët kanë arritur t’ia shpëtojnë nervin e dëmtuar në boshtin kurrizor, dhe janë zotuar se pasi të shërohet plotësisht do të mund të vazhdojë të bëjë një jetë normale.

Por, Alexander do të detyrohet që të paktën edhe dy muaj të qëndrojë i shtrirë në spital. Ky djalosh i pafat besohet të jetë nxënës i klasës së pestë.

Ndërkaq, arsimtarja është pushuar nga puna pasi nuk ka arritur t’ia jap udhëzimet e duhura nxënësit derisa tentoi ta bëjë salton.

Article Logic
Execution time: 0.0037472248077393