INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Nxirren nga uji trupat e dy kushërinjve që u mbytën në rezervuar ditën e djeshme

Nxirren nga uji trupat e dy kushërinjve që u mbytën në rezervuar ditën e djeshme

Publikuar më: 13:40 20-08-2016

Polumbarët kanë arritur të nxjerin nga uji  trupat e dy kushërinjve Berti dhe Rei Tahirllari, të cilët rezultonin të zhdukur që prej ditës së djeshme kur u larguan nga banesat e tyre në fshatin Qatrom të Korçës. Dy të rinjtë e moshës 17 vjeç jenë mbytur në rezervuarin e fshatit, i cili njihet si “Gropa e Danielit”.

Kanë qenë familjarët e adoleshentëve ata që kanë lajmëruar policinë, pasi janë njoftuar fillimisht nga një shok i tyre rreth orës 20:00, se në afërsi të rezervuarit ndodheshin rrobat por jo Berti dhe Rei. Policia nisi kërkimet mbrëmjen e djeshme, por për shkak të errësirës ato u ndërprenë.

Kërkimet e polumbarëve të RENEA-s nisën sot në mesditë, 15 orë pas lajmit për zhdukjen e adoleshentëve. Pas disa minutash kërkime, polumbarët kanë mundur të nxjerrin nga 5 metra thellësi trupat e dy kushërinjve, që tashmë do i nënshtrohen ekspertizës mjeko-ligjore.

Article Logic
Execution time: 0.0057909488677979