Jemi mësuar ta shohim si imazhin perfekt, por ja që edhe Kim Kardashian ka defektet e saj.
Ndonëse ka tërhequr vëmendje me veshjen komplet të bardhë gjatë një dalje në New York mbrëmjen e kaluar, brunia 35-vjeçare duket se nuk është treguar shumë e kujdesshme sa i përket detajeve. Në fotot e publikuara online vihet re një ndryshim në tonalitetin e lëkurës së këmbëve të Kim. Siç mund të shihni edhe në fotot mëposhtë, pjesa e kofshëve është më e bardhë se pjesa tjetër e këmbës. Një ndarje "si me thikë" e cila si fillim na bëri të dyshonim se mund të ishte një problem i dritës në aparatet fotografikë të paparacëve, por të gjitha fotot ishin po njësoj. Më pas menduam se mos arsyeja pas këtij defekti mund të jenë korsetë e famshme, të preferuarat e Kim Kardashian. Por edhe kjo teori bie poshtë duke pasur parasysh fotot në plazh. Hmmm çfarë të jenë vallë vijat e bardha në këmbët e Kim?!