Kjo javë nuk duket se do të jetë me kohë të mirë sa i takon motit. Duke nisur nga pasditja e kësaj të marte do të kemi kushte të paqëndrueshme të motit në territor, njofton Meteoalb.
Reshjet e shiut do të jenë prezente jo vetëm gjatë javës por edhe në fundjavë.
Por temperaturat e ajrit nuk do të pësojnë shumë luhatje ato do të shkojnë nga 5-6°C mëngjesi deri në 24-25°C mesdita.
Moti do të jetë me vranësira mesatare deri të dendura të shoqëruara me reshje shiu të pakta në zonat malore.
Era do të jetë me drejtim Jugperëndim (SW) me shpejtësi 8 m/sek në bregdet.
Valëzimi i forcës 3 me larësi vale0,5 –1,0 metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë me rënie në mesditë.
Temperaturat min dhe max:
Zonat malore 5/19°C
Zonat e ulëta 6/23°C
Zonat bregdetare 9/22°C