INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Nxirrni rrobat e trasha! Ngrica, dëborë dhe temperatura me minus, ja si do të jetë moti nesër

Nxirrni rrobat e trasha! Ngrica, dëborë dhe temperatura me minus, ja si do të jetë moti nesër

Publikuar më: 18:58 04-01-2019

Ashtu siç ishte e parashikuar moti sot ka qenë me vranësira mesatare dhe të dendura të shoqëruara me reshje bore me intensitet të ulët dhe mesatar në zonën e verilindjes dhe zonën e jugut.

Për orët në vijim, Shërbimi Meteorologjik parashikon që moti të mbetet relativisht i paqëndrueshëm.

Reshjet e borës do të mbeten prezente në zonat malore të jugut si dhe juglindje me intensitet të ulët dhe mesatar.
Reshjet e borës me intensitet të ulët do të fitojnë terren gradualisht duke prekur edhe relievet kodrinore-malore në zonën qendrore dhe ato verilindore.

Paqëndrueshmëria do të mbetet prezente deri në orët e para të mëngjesit të ditës së nesërme.

Dita e nesërme do të ketë mot të qëndrueshëm kryesisht të kthjellët por edhe të acartë.

Ajo që duhet theksuar për nesër është një tjetër rënie e temperaturave më e ndjeshme në vlerat minimale.
Gjithashtu kjo situatë do të shoqërohet me ngrica të forta ndaj të cilave duhet bërë kujdes!!!

Më konkretisht temperaturat në të dyja vlerat pritet të jenë:

Zonat malore -11°C deri në -2°C
Zonat e ulëta -8°C deri në 5°C
Zonat bregdetare -4°C deri në 7°C
Kryeqyteti -2°C deri në 5°C

Article Logic
Execution time: 0.0038399696350098