INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Nxitoni, ditët e fundit për shqiptarët që duan të studiojnë në Itali

Nxitoni, ditët e fundit për shqiptarët që duan të studiojnë në Itali

Publikuar më: 11:53 17-07-2017

Me mijëra të rinj shqiptarë çdo vit shkojnë për studime në Itali. E për ata që duan të studiojnë këtë vit e pak ditë kanë mbetur për të dërguar kërkesat e tyre në konsullatat italiane. Ato kanë nisur që në 20 mars dhe mbyllen në 21 korrik.
Kjo fazë quhet pararegjistrime dhe bëhen pranë konsullatave italiane. Procedura e pararegjistrimeve është e vlefshme vetëm për ata që jetojnë jashtë Italisë, sepse të gjithë të rinjtë rezidentë të rregullt në Itali regjistrohen në Universitet njësoj si bashkëmoshatarët e tyre italianë.
Natyrisht, para së gjithash, të rinjtë e huaj duhet të zgjedhin ku duan të shkojnë, duke i hedhur një sy vendeve të vëna në dispozicion për studentët që vijnë nga jashtë Italisë nga çdo universitet e nga çdo shkollë e lartë e formimit artistik, muzikor e koreografik. Këto vende i gjejnë në adresën http://www.studiare-in-italia.it/studentistranieri/.
Pasi të bëjnë zgjedhjen e tyre, duhet të paraqesin kërkesën e pararegjistrimit në konsullatën italiane në vendlindje. Në Shqipëri, sipas qytetit të rezidencës, kërkesa paraqitet në Zyrën konsullore të ambasadës në Tiranë ose në Konsullatën italiane në Vlorë. Për të bërë këtë, u ka mbetur vërtet shumë pak kohë se pararegjistrimet mbyllen për 5 ditë.
Konsullatat, pasi të mbledhin kërkesat, do t’ua përcjellin universiteteve brenda 26 korrikut 2017 dhe deri në fund të gusht do japen e vizat e hyrjes në Itali studentëve të pranuar që duhet të japin provimet e para. Më 1 shtator 2017 jepet provimi i italishtes, që është i detyrueshëm thuajse për të gjithë dhe testet e pranimit, nëse është zgjedhur një fakultet me numër të mbyllur studentësh sipas kalendarit të paracaktuar. Kush do të kalojë me sukses testimet mund të kërkojë më pas lejen e qëndrimit për kohë më të gjatë për motive studimi.

Article Logic
Execution time: 0.0035338401794434