Bebe Rexha përdori aftësitë e saj në të shkruar, krijoi këngë dhe pjesa tjetër është histori. Mirëpo tashmë, ajo dëshiron të ndihmojë vajzat që duan të shkruajnë tekste ashtu siç ajo bën.
Do pyesni si? E gjitha çka duhet të bëni është të aplikoni në UFE.MTV.com! MTV dhe Applebee do të zgjedhin një “fatlume” e cila do të fluturojë në Los Angeles për tu takuar personalisht me Bebe. Fansja që do të ketë fatin të përzgjidhet do ti bashkohet këngëtares me origjinë shqiptare gjatë fjalimit që do të mbajë para shumë vajzave të organizatës “WriteGirl”, organizatë kjo që ndihmon vajzat e reja për të eksploruar aftësitë e tyre në të shkruar duke marrë “leksione” nga shkrimtare femra.
Në asnjë mënyrë nuk duhet humbur, kështu që shikoni videon më poshtë, dhe aplikoni para se të jetë tepër vonë!