Deklaratat ‘bombë’ të Shqipes mbi “Përputhen” dhe personazhet e saj, nuk kanë të ndalur pas përjashtimit nga “Për’puthen”.
Shqipja, vazhdon të këmbëngulë se Andi dhe Tea njihen, madje para disa ditësh ndau dhe një foto me ndjekësit, ku pretendon se në foto ndodhet Andit dhe Tea, dhe ajo foto daton vite më parë.
Së fundmi, në një intervistë për “Prive”, Shqipja është shprehur se është e sigurt që në foto është Tea dhe ka materiale të tjera që do ta vërtetojnë këtë.
Madje, ajo u shpreh se pas përjashtimit është takuar me Andin dhe kanë vazhduar njohjen e tyre.
“Pas programit jam takuar me Andin, kemi vazhduar jashtë njohjen. Nuk e di a i ka thyer rregullat me këtë, unë di që Andi do hakmerrej me Tean, kaq di. Më vonë e ndalova këtë njohje, i thashë ti në punën tënde, unë në timen. Ka patur raste që më ka marrë në telefon, i kam thënë mos i bie më numrit tim. Pas Andit, më ka marrë Mevlani më ka thënë eja se jemi në filan vend. I thashë mua mos më merrni më”, tha Shqipja.
Shqipja tha se ka regjistrime, biseda të konkurrentëve dhe do t'i publikojë javën tjetër. Epo siç duket, deklaratat bombë të Shqipes s’kanë fund.