Ditët e fundit në mediat online qarkulluan lajme se aktori Bes Kallaku kishte humbur një nga personat e shtrenjtë të familjes, pikërisht gjyshen ose Ijen ashtu siç Besi e quan.
Këto lajme e kanë irrituar shumë aktorin mesa duket i cili ka reaguar ashpër me komente duke dënuar këto media për lajmin e remë.
“Po ç’janë këto lajme mor aman, se na terrorizuan familjen”. “Ç’janë këto portale, si mund t’i lejojnë? A ju qit Zoti faret ishalla. Kur të llojnë edhe këta tjerat pastaj: ‘Shpërthen Bes Kallaku” (sic.), ka shkruar aktori në Instagram.