INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Nxorri Romir Zallën nga dritarja? Inis Gjoni mund ta bëj edhe me mbesën e saj, Ana [Video]

Nxorri Romir Zallën nga dritarja? Inis Gjoni mund ta bëj edhe me mbesën e saj, Ana [Video]

Publikuar më: 17:24 21-10-2017

Inis Gjoni do të vendosi shumë shpejt shfaqjen e saj “Çifti i çuditshëm” ndërsa në media doli lajmi që ajo “fluturoi” aktorin Romir Zalla nga dritarja. Por çfarë ka ndodhur? E ftuar në “Një kat më lart” ajo i tregon Ermalit se gjithçka është një miza skenë, ajo si regjisore, ka vendosur te hedh nga dritarja në shfaqje aktorin Zalla. Inisi tha se ndihet e lumtur me kastin e saj dhe se asgjë konfliktuale nuk ka ndodhur, thjesht simbolika e shfaqjes u bë lajm viral. Por a do të nxehej, do të ishtë ajo strikte me mbesën e saj, Anais, nësë ajo nuk do të ndiqte këshillat e saj regjisoriale? Teksa Ermali e pyet, ajo pa u menduar dy herë thotë “Absolutisht”! Në momentin që do shikonte se Anais (Ana) nuk do të ishtë korekte dhe serioze në punë, do ta bënte. “Por kam besim, ajo është një aktore shumë e mirë” - tha Inisi.
Ndiqni bisedën e plotë në “Një kat më lart”

 

Article Logic
Execution time: 0.0038449764251709