Luana Vjollca është një nga moderatoret më të përfolura të shoëbizz-it shqiptar. Ajo gjithmonë arrin të tërheqë vëmendje, por ndryshe nga të tjerët Luana kërkon të jetë shuam e rezervuar në jetën private.
Për këtë arsye ajo gjithmonë e ka fshehur lidhjen e saj me menaxherin e njohur të artistëve, Krenar Coçajn edhe pse janë fotografuar shpeshherë bashkë në ambiente të ndryshme. Por siç duket Luana sapo e pranoi vetë indirekt se është në lidhje me Krenarin nëpërmjet një postimi në Instastory.
Bukuroshja shqiptare ka shpërndarë në profilin e saj biznesin e të dashurit të përfolur, Krenarit. Më parë kemi lexuar se Luana merr 3000 Euro për një postim në Instagram, por me siguri Krenarit ia ka bërë falas.