“The New York Times” sulmon ashpër kancelaren gjermane Angela Merkel në mënyrë të veçantë për politikat e saj në lidhje me pritjen e refugjatëve. Në shkrimin me titull: “Gjermania në buzë të greminës”, kërkohet që Merkel të largohet nga skena politike në mënyrë që vendi i saj por dhe i gjithë kontinenti në drejtimin e saj të shmangin pagimin e një çmimi shumë të lartë për shkak të çmendurisë së saj prej idealeve dhe ideve fisnike.
Editoriali nga Ross Douthat, duke u nisur nga ajo që ndodhi në Këln natën e ndërrimit të viteve, e gjykon çmenduri zgjedhjen e kancelares gjermane për të pritur pa vendosur asnjë kufizim, qindra mijëra emigrant.