INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
''O aktore, unë të refuzova…''/ Çfarë ndodhi që Antonela dhe Atdheu ''u përplasën'' ashpër?!

''O aktore, unë të refuzova…''/ Çfarë ndodhi që Antonela dhe Atdheu ''u përplasën'' ashpër?!

Publikuar më: 14:29 19-02-2021

Antonela dhe Atdheu kanë debatuar ashpër në studion e “Përputhen”, ku debati arriti deri aty sa Atdheu i tha asaj se “Takimin me mua veç në ëndrra ke për ta parë”. Debati nisi kur Antonela tha se Atdheu është xheloz për të dhe Mevlanin sepse ajo nuk i dha asnjë shans. Megjithatë, Atdheu ka thënë se ai e ka refuzuar Antonelën sepse ajo e ka ftuar.

Pjesë nga biseda në studio:

Bora: Antonela, më duket sikur ti ke dashur gjithë kohës të dalësh në takim me Atdheun, ta zgjedhësh Atdheun por gjithmonë sikur ta marrin nga duart

Antonela: Unë e kam shprehur pëlqimin për Atdheun te nata e parë kur kam ardhur. Në fillim e kishte Melisa. Nuk e lëshojnë kurrë, nuk e di.

Arjan Konomi: Thuaj që më pëlqen fizikisht

Antonela: Fizikisht nuk e kam parë lakuriq akoma, por si kallëp mirë duket

Bora: Atdhe çfarë ke për të thënë ti?

Atdheu: Asgjë Antonela: S’ka gjë, se ka mbetur keq nga puthja me Mevlanin

Atdheu: Ça puthje me Mevlanin?

Antonela: Për atë e ke, tregoje. Je xheloz

Atdheu: Xheloz ndaj teje unë? Pa bë asnjë takim?

Antonela: Pa bërë asnjë takim se nuk ta kam dhënë shansin

Atdheu: Kurrë në jetë! S’ma ke dhënë shansin?

Ledjana: Ti sapo the që ai ishte i zënë tërë kohës, tani del që s’ia ke dhënë shansin Antonela: S’ia kam dhënë shansin se unë të kisha dashur e kisha zgjedhur të parin, që kur kam hyrë.

Atdheu: Unë të refuzova ty o aktore. Ti mos më thuaj mua s’ta jap shansin, se ti më zgjodhe në takim e unë të refuzova. Ti takimin me mua veç në ëndrra ke për ta parë! 

Article Logic
Execution time: 0.0045490264892578