Një nga situatat më të komentuara të “Big Brother VIP Albania” ka qenë rikthimi i Dj Dagz në shtëpi pas eleminimit të tij dhe Dj PM nga gara. Kjo gjë është përfolur shumë shpesh si një tradhti nga ana e tij, dhe shumë të tjerë e kanë konsideruar thjesht si vazhdimin e lojës.
Dj PM ka shprehur vazhdimisht mbështetjen për mikun dhe kolegun e tij nëpërmjet dedikmeve të ndryshme në rrjete sociale, mirëpo Dj Dagz nuk kishte reaguar më parë lidhur me arsyet konkrete të vendimit të tij për rikthimin në shtëpinë më të famshmë të Shqipërisë.
Ai theksoi se e kishte marrë miratimin nga PM para se të futej, ndërkohë që çështja kryesore ishte Einxhel.
“Kisha shumë arsye për tu rifutur. Unë dhe PM e duam njëri-tjetrin pa interes. Këtë eksperiencë e bëmë bashkë dhe kur u rifuta i bëra gjërat gati për të dalë. Dhe një nga arsyet është se po të ishte PM brenda dhe unë jashtë do doja që ai ta vijonte rrugëtimin. Së dyti, PM më tha vazhdoje lojën. Po ashtu, produksioni ma dha një super eksperiencë dhe nuk mund të mos i respektoja. Çështja kryesore është Einxhel. Intuita më thoshte se ajo më ka qejf përndryshe nuk do vazhdoja.”
Dj Dagz ka folur gjithashtu rreth zinxhirit të shpëtimeve që e nxorrën atë në një televotim me Einxhel.
Ai tha se është ndjerë i prekur nga zgjedhjet e banorëve, sidomos të Donaldit, me të cilin ka thënë se ka patur një marrëdhënie shumë të mirë.“Nëse do të kishta qenë brenda, do të kisha vepruar si Einxhel, ndoshta edhe më keq.
Ajo që bëri Donaldi është shumë e rëndë për mua. Nëse do të kishte ndodhur jashtë do të ishta prekur shumë, por e gjykoj si format “Big Brother VIP” që në fund të fundit është një lojë.
Unë këtu nuk çuditem për asgjë dhe për asnjë.”- tha ai.
Ndërkohë, ai theksoi se asnjëherë nuk ka ndërhyrë në debatet midis Donaldit dhe Einxhel dhe ka pritur nga Donaldi që të kujdeset për të, siç do të kujdesej dhe ai për Beatrix.
“Do të doja t’i kisha thënë Donaldit që ai ka një vëlla jashtë që mund të kujdeset për Trixën, të njejtën gjë e pres dhe nga ai në lidhje me Einxhel.
Nëse në jetën jashtë dikush do të ishte sjellë si Donaldi me të dashurën time, do ta kishte pësuar shumë keq.”