INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
‘O legen na gjej punë!’ Rama ka këtë përgjigje për të gjithë ‘dembelët’ [VIDEO]

‘O legen na gjej punë!’ Rama ka këtë përgjigje për të gjithë ‘dembelët’ [VIDEO]

Publikuar më: 10:56 01-05-2018

Në Panairin e Punës në Tiranë, i cili është hapur pikërisht Ditën e Punëtorëve, Kryeministri Edi Rama u ka kthyer përgjigje të gjithë kritikëve mbi punësimin në Shqipëri.
Edi Rama:
“Në gjithë ndërmarrjet në Shqipëri ka vende pune”. Kështu ka deklaruar kryeministri Rama, ndërsa u interesua në çdo stendë të panairit për vendet që ofrohen dhe nëse ka kërkesa për punë nga shqiptarët.
Por ajo që shqetëson Kryeministrin është kërkesa e lartë e qytetarëve për tu punësuar në shtet ndërsa pranë privatit ka me qindra vende pune.
Edi Rama:
“Puna nuk vjen në shtëpi, nuk është vetëm punë shteti dhe për ne është e domosdoshme të ndajmë këtë vijë, të funksionojmë si forcë lëvizëse që shtyn drejt punësimit në sektorin privat. Pagat duhet të rriten, por duhet të rritet ekonomia dhe që kjo të rritet duhet të punojmë shumë fort të gjithë. Në këtë panair ka paga të ulëta, mesatare por edhe të larta. Punë ka, por nuk është as në kafe me lekët e mamit dhe babit, ose në Facebook duke i thënë kryeministrit ‘o legen na gjej punë”.

Article Logic
Execution time: 0.0034370422363281