Një ngjarje e papritur ka ndodhur në shtëpinë e Big Brother VIP. Teksa banorët kanë qenë në oborrin e shtëpisë duke pirë cigare dhe duke diskutuar me njëri-tjetrin, një person dëgjohet jashtë rrethimit të shtëpisë që i thërret Donaldit. Kësaj radhe jo për mirë!
Personi i cili arrihet të shquhet prej zërit që është mashkull dëgjohet të thotë: O Donald o maskara, ke bërë gabimin më të madh. Unë jam fansi i Borës.
Janë ngritur vajzat të cilat e kanë pyetur personin se kush është dhe ai është përgjigjur pa ngurruar që është fans i moderators.
Që prej spektaklit të së premtes dhe situates me fansin, aktori Donald Veshaj duket se nuk ndihet mirë pasi nuk e di çfarë ndodh jashtë. Ndonëse ka deklaruar se është i qartë për situatën me Borën dhe e pëlqen shumë Beatrixën, mbrëmjen e kaluar ka lënë një mesazh në xham.
“Më nxirrni që këtu,”- shkroi ai mbi xham, teksa Beatrix qëndronte pranë tij. Mbetet e paqartë se çfarë ndjente Donaldi në ato momente dhe çfarë mendon për qëndrimin në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, ku nuk kanë munguar rastet kur është zgjedhur i preferuari i publikut.