Bleona Qereti njihet si një ndër të rrallat artiste shqiptare që thyejnë vazhdimisht tabu.
Faktin që ajo ndihet shumë mirë me veten dhe ka një vetëbesim për t’u pasur zili, nuk e fsheh aspak me daljet e saj topless, si në tapetin e kuq, dhe së fundmi në një skaf teksa ndodhet për pushime.
Por kësaj rradhe, Bleona duket se është zhveshur vetëm dhe vetëm për paparacët të cilët i ka sulmuar thjesht dhe troç, ashtu si vetëm Bleona di.
“Mesazh për paparacët: Kam punuar shumë gjatë jetës sime që të jem e lirë dhe e pavarur nga çdo kush e gjithçka. Paguaj një çmim shumë të lartë për këtë! Jetoj vetëm, ha vetëm, fle vetëm. Ju nuk mund të ma hiqni dot këtë liri. Ky është trupi im i vërtetë, mjaft i shitët këto foto dhe mjaft i modifikuat me photoshop” ,-ka shkruar ajo.
Fillimisht Bleona postoi foton me ngjyra, ku dukeshin fare qartë format e saj trupore, por disa minuta më vonë e fshiu foton duke postuar këtë bardhë e zi ku është disi më e vështirë për të parë trupin e saj.